75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 18 Maj 2023 / MSH

Gjithçka vendoset sonte në “Minatori”

Një seri prej 2 me 2 ka bërë që fituesi i Play-offit të Prince Caffe Superligës në basketboll, të shpallet me ndeshjen e pestë sonte në “Minatori”.

KB Trepça dhe KB Peja kanë garuar kokë me kokë përgjatë serisë finale, duke fituar nga dy ndeshje në terrenet e tyre si nikoqirë, raporton Indeksonline.

Ndeshja që pritet të fillojë në ora 20:00 do të përcaktojë edhe zyrtarisht kampionin e këtij sezoni.

Teksa KB Peja ka përfunduar sezonin e rregullt duke u pozicionuar e dyta në tabelë, Trepça ka qenë në vendin e katërt.

Pejanët dhe mitrovicasit kanë sonte mundësinë që njëri prej tyre të çojë në shtëpi trofeun e pafituar prej një dekade.