75 Mall Live Search
19:48 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjithë Kosova e lumtur me mbylljen e kazinove, ndërsa një Shoqatë thotë se s’bën të ndodhë një gjë e tillë!

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka nisur mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit. Ky vendim vije edhe pasi Kuvendi i Kosovës i cili me 74 vota pro dhe asnjë abstenim miratoi Rezolutën për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.

Në seancën e jashtëzakonshme, të gjitha partitë mbështetën rezolutën. Kjo nismë erdhi pasi këto ditë dy të rinj kanë gjetur vdekjen derisa punon në kazino. Të dielën një person u vra në një kazino në Suharekë, derisa të mërkurën një 36 vjeçar tjetër, punëtor i kazinosë u vra derisa po punonte.

Ndërsa, ky vendim si duket nuk po i pëlqen aspak Shoqatës së Lojërave të Fatit. Kryetari i kësaj shoqate, Istref Veliu theksoi se më shqetësuese në Kosovë është gjendja e sigurisë; grabitjet me armë në institucionet bankare, skandalet në institucionet e sigurisë, vrasja e policit në Istog, vrasja në institucionin më të lart të sigurisë AKI-së madje brenda objektit të këtij institucioni.

Sipas tij, iniciativa e LDK-së është vetëm një show në parlament.

“… ku do të mundoheni që opinionin ta orientoni në tema të tjera e t’i ikni dështimeve dhe situatës së pasigurt që e keni krijuar”, thuhet në reagimin e Istref Veliu.