15:53 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Gjithmon ja qëlloj”, Flaka Krelani parashikon rezultatin për ndeshjen Angli-Kosovë

Këngëtarja Flaka Krelani njihet për muzikën e saj dhe aq më tepër për paraqitjet e saj publike që janë mjaft të veçanta, shkruan Indeksonline.

Flaka është gjithnjë ‘flakë’ në paraqitjet e saj, andaj zakonisht merr vëmendjen e publikut.

Ajo njihet edhe për parashikimet e saj rreth ndeshjeve në futboll, e një të tillë e ka bërë edhe së fundmi në prag të ndeshjes Angli – Kosovë.

“Tash e tutje kam vendos me i tregu parashikimet e mija sa i përket lojërave në futboll! Duke qenë se gjithmonë i qëlloj, mos të harrojmë lojën historike Barcelona vs Real Madrid ku Barcelona e fitoj lojën 5-0. Kosova vs Çekia 2-1. E për sonte mendoj: Anglia-Kosova 1-1.”

Tutje këngëtarja shpreson në një barazim 1-1 sonte në Southampton, në stadiumin “St Mary’s”, ku do të zhvillohet ndeshja Angli-Kosovë. /Indeksonline/