Gjithmonë afër tifozëve, treshja kosovare e Hoffenheimit falënderues për mbështetjen në secilin stadium të Gjermanisë
Edhe pse nuk ishin në disponim, sepse pësuan humbje në “Allianz Arena”, treshja e Kosovës u afruan te tifozët në tribuna për të bërë foto.
Menjëherë si i vërejtën flamujt e Kosovës, Asllani, Avdullahu dhe Hajdari u afruan te tifozët për t’i falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme që po u bëhet atyre në Gjermani, shkruan Indeksonline
Skuadra e tyre pësoi humbje të thellë ndaj Bayern Munchen me rezultatin 5:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Bundesliga.
Por, kjo humbje nuk i ndaloi ata që të takonin tifozët shqiptarë.
Respekti që po tregojnë këtë djelmosha është shumë i veçantë dhe ndryshe nga disa bashkëlojtarë të tij te Kosova. Ju lumtë djema! Vazhdoni kështu./Indeksonline/

