Gjithmonë të bashkuar! Kështu u prit nga shqiptarët Myrto Uzuni te FC Austin

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka firmosur me klubin nga MLS-ja, FC Austin.
Uzuni mbrëmë u prezantua me fanellën e klubit nga Teksasi, shkruan Indeksonline
Me të dalë nga zyrja pasi firmosi kontratën, ish-sulmuesi i Granadas u befasua nga tifozët. Madje, ende më shumë u befasua kur pa flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
Shumë shqiptarë dulen për ta pritur lojtarin “kuqezi” dhe për t’i dhënë mbështetje: Ne jemi këtu për ty!
Kurse, Uzuni premton se emri i tij do të shkruhet në historinë e elitës së futbollit në Amerikë./Indeksonline/
Ready to give his all. 🦁 pic.twitter.com/U897lXll2e
— Austin FC (@AustinFC) February 20, 2025