75 Mall Live Search
14:37 / E Hënë, 05 Janar 2026 / Z S

GJKKO refuzon kërkesën e Metës për zëvendësim të masës së sigurisë

GJKKO ka refuzuar këtë të hënë kërkesën e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Sipas avokatit Cakrani, Meta nuk mund të mbahet në paraburgim, ndërkohë që çështja e tij zvarritet nga prokuroria ose gjykata. Cakrani theksoi se Meta nuk mund të lërë dot garanci pasurore për të dalë nga qelia sepse, sipas tij “Meta nuk disponon pasuri”.

Ai shtoi se ka qenë vetë i gatshëm që të ofrojë nga pronat e tij në mënyrë që të përmbushet ky kriter. Cakrani nënvizoi se Meta do të dalë nga paraburgimi sepse është i pafajshëm./Indeksonline/