14:44 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjoba deri në 8 mijë euro për mosrespektim të vendimeve për COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se sot kanë pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19.

Sipas nenit 53.1 gjobat janë si në vijim:

1000-2000 euro për person fizik dhe 3000-8000 për person juridik, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim:

1000-2000€ – për person fizik;
3000-8000€ – për person juridik;

Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka!

Zbatoni masat!

#rriNshpi