19:24 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjoba për bizneset që ekspozojnë mallin jashtë lokalit

Bizneset të cilat ekspozojnë mallin jashtë lokalit dhe ndotin mjedisin do të gjobitën.

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka thënë se ndaj këtyre bizneseve që ekspozojnë mallin jashtë po merren masa.

“Bizneset e kanë për obligim ta mirëmbajnë hapësirën përreth. Për ekspozim të mallit jashtë lokalit dhe ndotje të mjedisit, inspektorët marrin masa”, ka shkruar ai.

Siç shihet edhe në këtë fotografi, një biznes është gjobitur./Indeksonline/