75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjoba për parkingjet pa leje në Prishtinë

Prishtina vazhdon të përballet me probleme të shumta, me theks të veçantë me trafik e parkingje.

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se sot ka pasur gjoba për pronarët e parkingjeve pa leje.

Ky është postimi i tij:

Parking pa leje

Do të vazhdojmë me gjoba të përditshme, kallëzime penale dhe procedura të tjera, e nuk do të lejojmë operimin e parkingjeve pa leje.