75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Z S

”Gjoba si hallva”, policia e lëshon dorën me dënime në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajit nuk i ka kursyer aspak vozitësit gjatë muajit tetor.

Sipas raportit policor gjatë muajit tetor-2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6242 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 57 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Ndërsa është bërë e ditur se  gjatë muajit tetor-2023 ishin shqiptuar 6336 gjoba për kundërvajtje, apo një zbritje për – 1.42 % më pak në këtë vit.

Policia ka bërë të ditur edhe disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor gjatë muajit tetor- 2024.

– Tejkalim i shpejtësisë, 2242 gjoba

– Parking i parregullt , 1082 gjoba

– Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, 473 gjoba

– Mos mbajtja e distancës në mes të automjeteve, 136 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 130 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 119 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 89 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 77 gjoba

– Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba,

– Të tjera, 1887 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor./Indeksonline/