17:40 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Gjobat në fushatë, kështu u ndëshkuan partitë politike në Prizren

Ishin vetë ata që në çdo moment u apeluan qytetarëve në mënyrë që të respektohen rregullat kundër Covidit-19, mirëpo ata i shkelen ato gjatë fushatave zgjedhore, shkruan Indeksonline.

Politikanët e harruan koronavirusin në prag të zgjedhjeve, e mbajten tubime masive politike.

Edhe këtë herë inspektorët ishin në krye të detyrës, duke shqiptuar gjoba ndaj të gjithë atyre që shkelën masat antiCovid, përfshirë subjektet politike.

May be an image of one or more people and people standing

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Edon Muçaj, për Indeksonlinen tha se Inspektorati Sanitar i Komunës së Prizrenit e ka gjobitur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa së bashku me Inspektoratin e Agjencisë së Ushqimit është gjobitur Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje (2 herë).

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Muçaj u shpreh se gjobat në vlerë prej 2 mijë eurosh u shqiptuan në vendin e ngjarjes dhe në atë moment nuk pati ndonjë reagim nga ta.

“Momentin që është shqiptuar gjoba nuk ka pasë reagim nga partitë politike.

Inspektorati Sanitar i Komunës së Prizrenit e ka shqiptuae gjobën pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, d.m.th. ka shkuar në tubim, e kemi parë se nuk ka rregulla dhe kemi shqiptuar gjobën aty e jo me fotografi”, tha ai./Indeksonline/

May be an image of one or more people and people standing