75 Mall Live Search
11:45 / E Premte, 01 Mars 2024 / L K

Gjobë 500 euro për betonjerkën që ndoti rrugën në Prishtinë

Inspektorati në Prishtinë i ka vënë gjobë 500 euro shoferit që me kamionit e betonit ka ndotur një rrugë në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës ka kërkuar nga shoferët që të tregohen më të kujdesshëm në bartjen e materialeve ndërtimore.

“GJOBË 500 EURO PËR NDOTJE TË RRUGËVE
Të nderuar qytetarë dhe kompani ndërtimi, ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm derisa bartni materialet për ndërtim, mos dëmtoni rrugët e Kryeqytetit!
Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë me gjoba në secilin rast që ngasësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm.
Ta ruajmë e të kujdesemi bashkë për pronën publike” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/