75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / OSH

Gjobë ndaj dy shoferëve dhe heqje e patentës në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në mëngjes
 ka ndaluar dy shofer të cilët me automjetet e  udhëtarëve shkaktuan
kundërvajtje në komunikacion ‘’Tejkalim i shpejtësisë ‘’në rrugën
‘’Brahim Ademi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilluan
shpejtësi 90 km/h.


Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve : B.SH (M/K) i moshës 22
vjeçar dhe shoferit tjetër me inicialet M.K (F/K) e moshës 39 vjeçare u
shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3
pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë
shoferit. Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek
shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të
lëvizjes.


Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion
dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të
njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes
aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192
,0290/326-250 & 0290/322-406.