75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / P M

Gjobë për ndotje të rrugës në Kryeqytet, policia ndëshkon shoferin

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një kundërvajtësi për ndotje të sipërfaqes rrugore, si pasojë e mos sigurimit të ngarkesës gjatë qarkullimit.

Sipas ligjeve në fuqi, ndalohet rreptësisht dalja në rrugë nga vendpunishtet apo zonat e ndotura pa u siguruar paraprakisht që mjeti është i pastër dhe nuk shkakton ndotje të rrugës.

Në rastin konkret, mjeti ka qarkulluar duke ndotur rrugën, për shkak se ngarkesa nuk ishte e siguruar në mënyrë adekuate.

“Sipas ligjeve në fuqi, ndalohet dalja në rrugë nga vendpunishtet apo rrugët e ndotura pa u siguruar paraprakisht që mjeti është i pastër dhe nuk shkakton ndotje të sipërfaqes rrugore. Në rastin konkret, mjeti ka qarkulluar duke ndotur rrugën, si pasojë e mos sigurimit të ngarkesës.Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjobë për mos sigurim të ngarkesës, ndërsa po ashtu është shqiptuar edhe gjobë ndaj firmës, në emër të personit juridik.Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit dhe rrezikojnë sigurinë në trafik apo ndotin ambientin, duke apeluar për respektim të ligjit dhe përgjegjësi gjatë pjesëmarrjes në trafik.”, thuhet në njoftimin e policisë.