Gjobiten 1841 qytetarë, disa nuk respektuan rregullat anti-Covid e të tjerët bën kundërvajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit një numër i qytetarëve kanë shkaktuar kundërvajtje në trafik, e disa të tjerë kanë shpërfillur rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, kundër përhapjes së Covidit-19.
Siç bëhet e ditur, numri i atyre që kanë kryer kundërvajtje gjatë kësaj periudhe ka shkuar në 1 mijë e 23 persona. Ndërsa numri i atyre që nuk kishin vendosur maskat apo nuk kishin përfillur distancat e duhura, për të mos përhapur dhe shpërndarë Covidin-19, e të cilët janë gjobitur nga Policia e Kosovës ka shkuar në 818 persona./IndeksOnline