75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 22 Maj 2025 / FR

Gjobitën 5 kompani transporti në Gjilan për mungesë të kontrollit teknik të autobusëve

Në dy ditët e fundit, Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjilan ka realizuar kontrolle të shtuara ndaj mjeteve të transportit publik ndërkombëtar, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Gjatë këtyre kontrolleve, u konstatuan disa autobusë që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor, i cili është i detyrueshëm sipas Ligjit për automjetet.

Si rezultat, u shqiptuan pesë gjoba ndaj kompanive të transportit dhe pesë të tjera ndaj drejtuesve të autobusëve.

Policia apelon që operatorët e transportit publik, sidomos ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, të respektojnë rregullat për të garantuar sigurinë në komunikacion.