75 Mall Live Search
11:05 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Gjobiten 569 qytetarë për mosrespektim të masave anti COVID

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Për mosrespektim të këtyre masave, Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 569 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID-19, shkruan Indeksonline.

Aktualisht në Kosovë janë 11.812 raste aktive me Covid-19 në Kosovë.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro./IndeksOnline