75 Mall Live Search
22:24 / E Premte, 18 Mars 2022 / MSH

Gjobiten gratë që marshuan për gratë ditën e 8 marsit

Për të mos i harruar gratë e vrara, aktivistët që dolën të protestojnë më 8 mars, figurativisht “gjakosën” hyrjet e institucioneve të drejtësisë.

Mesazhet e tyre, si “Edhe sa gra të vrara” i stampuan në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për këto aktivitete të 8 marsit, pak ditë më vonë Kolektivit Feminist, të cilit ishin organizues të këtij aktiviteti, iu shkoi një gjobë.

Megjithatë, nga kjo organizatë thonë se e kishin lajmëruar më herët aktivitetin.