21:29 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjobiten kompanitë që reklamuan tek muralet në rrugën B (Foto)

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri të ditur se disa kompani kanë tentuar që t’i prishin muralet me reklama në Rrugën B.

Madje Ahmeti kishte thënë se do t’i dënojnë këto biznese. Para pak minutave i pari i Prishtinës, ka bërë të ditur se reklamat janë fshirë nga muralet, shkruan Indeksonline.

Ahmeti ka theksuar se për dëmin në fjalë kompanitë do të dënohen me nga 300 euro, mbulim të reklamës si dhe turpërim publik./indeksonline/