Gjobiten organizatorët e protestës, 2000 € për 4 përfaqësuesit e gastronomëve!
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/11/123843691_663757174325244_706658576123475294_n.jpg)
Protesta simbolike, me lugë dhe tenxhere, ju ka kushtuar me një gjobë Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.
Indeksonline mëson se Policia u ka shqiptuar nga një gjobë katër përfaqësuesve të kësaj shoqate.
Petrit Kllokoqi, Edona Gashi, Labinot Ademi dhe Shpat Hashani, janë dënuar me nga 500 euro për thyerjen e rregullave të pandemisë.
Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi e konfirmoi rastin. “Katër nga organizatorët e protestës janë shoqëruar në polici për shkak të mosrespektimit të masave”, është shprehur ai. /Indeksonline/