75 Mall Live Search
16:19 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

Gjobiten shoferët e kamionëve që lëviznin krah për krah në autostradë

Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë që po ngisnin kamionët e tyre në ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

Në videon e publikuar dje në IndeksOnline shihen dy kamionë që lëvizin krah për krah në autostradë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik nga mos përshtatja e shpejtësisë dhe mbajtjes së distancës anësore.

Nga policia deklarojnë se shoferët e kamionëve janë identifikuar dhe janë gjobitur, shkruan IndeksOnline.

Njëri prej tyre është gjobitur me 60 euro gjobë, që gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë.

Ndërkaq tjetri është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe për 12 muaj i është ndaluar drejtimi i automjetit.