09:27 / E Martë, 25 Janar 2022 / OSH

Gjobitet 20 vjeçari me 300 euro, – 3 pikë dhe 6 muaj heqje e patentë shoferit,ja arsyeja

Kanë vazhduar aktivitetet e policisë nga Njësia Rajonale e
Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, ku dje kanë ndaluar shoferin i cili me
automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim
i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami’’në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit
50 km/h zhvilloi shpejtësi 94  km/h.


Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet A.RR (M/K) i moshës
20 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300
euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e
patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.


Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek
shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të
lëvizjes.


Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion
dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.


Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të
njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes
aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192
,0290/326-250 & 0290/322-406.


Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.