Gjobitet kompania, kamioni i së cilës ndoti rrugët në Prishtinë
Shpesh rrugët e vendit tonë i shohim tërë baltë, ndërsa ndotja më e madhe e tyre vjen pikërisht nga kamionët e ndryshëm.
Por, sot një kompani ka marrë një gjobë nga inspeksioni në kryeqytet.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka treguar përmes një fotografie se një kompani për ndotje të rrugës mori dënim prej 300 euro, përcjellë Indeksonline.
“Kompanitë e ndërtimit duhet të kujdesen që makineritë e tyre t’i pastrojnë në vendpunishte. Ndryshe, gjobiten për ndotje të rrugës”, ka shkruar Tahiri./Indeksonline/
