10:59 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / k.v

Gjobitet “Lewis Hamiltoni”/ Fluturoi me veturë në Banjë të Istogut (Video)

Policia ka njoftuar se është identifikuar shoferi i cili përmes videos të publikuar në IndeksOnline është parë duke vozitur në Banjë të Istogut 156 km/h, në zonën ku shpejtësia e lejohet është 50 km/h.

Istogalia “Lewis Hamilton” është gjobitur me 300 euro, i janë hequr 3 pikë negative dhe i është konfiskuar patenta për tre muaj.

Njoftimi i policisë:

Me datën 01.06.2023, rreth orës 22:00, në rrjetin social Facebook, është postuar një video ku një person shihej duke e vozitur veturën e tij me shpejtësi 156 km/h, në zonën 50 km/h.

Pas një pune hetimore njësiti relevant policor ka arritur të identifikojë kundërvajtësin, i cili ka pranuar se me datën 30.04.2023 me automjetin VË Golf ka kryer kundërvajtjen ‘tejkalim i shpejtësisë’.

Nga patrulla policore kundërvajtësit në fjalë i është shqiptuar gjobë 300 euro, sipas ligjit 05/L-088, nenit 56 paragrafi 2, tri pikë negative, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.