Gjobitet me 100 euro radiotaksi ilegal, në Prishtinë, dhe i merren targat

Në kryeqytet ka me dhjetëra radio taksi që operojnë duke u ofruar shërbime prishtinasve, shrkuan IndeksOnline.
Mirëpo ekzistojnë edhe të tillë të cilët funksionojnë në mënyrë jo legale duke mos paguar taksat e shmang tatimin.
Një të tillë sot e kanë ndaluar inspektorët e Komunës së Prishtinës duke i shqiptuar gjobë në vlerë 100 euro e duke ia marrë targat e automjetit.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook.
Ndërkohë kohët e fundit kemi parë një aktivizim të kësaj drejtorie, duke gjobitur e mos lejuar qytetarët e grupet e ndryshme të interesit të bëjnë shkelje ligjore.
Statusi i plotë i Tahirit:
“Radio taksi” ilegal. Gjobë dhe konfiskim i targave!
Posted by Adonis Tahiri on Thursday, September 17, 2020