75 Mall Live Search
12:18 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjobitet me 300 euro për dëmtim hapësire një lokal, në Prishtinë

Si pasojë e pandemisë COVID-19, një nga sektorët më të dëmtuar është ai i gastronomisë.

Por pavarësisht kësaj, Drejtoria e Inspeksionit e Prishtinës nuk lejon që të trajtohet keq hapësira e gjelbër.

Së fundi drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, bëri të ditur se është gjobitur me 300 euro një lokal në Prishtinë, për dëmtim të gjelbërimit.

Postimi i plotë:

Dihet që gastronomia është një prej sektorëve më të dëmtuar gjatë pandemisë. Por, pavarësisht kësaj, trajtimi i tillë i hapësirës së gjelbër është i patolerueshëm.

Përveç pagesës së gjobës, pala obligohet që ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme./Indeksonline/