Gjobitet me 300 euro shoferi i kamionit që nuk siguroi ngarkesën në Prizren
Të martën, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloqe ndërtimi.
Bazuar në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.
Për këtë shkelje, personit juridik (kompanisë pronare të kamionit) iu shqiptua gjobë në vlerë prej 300 euro.

