75 Mall Live Search
19:24 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / FR

Gjobitet mërgimtari që hyri me veturë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Indeksonline ka raportuar gjatë ditës për një veturë që ka hyrë me veturë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në lidhje me këtë ra reaguar menjëherë Policia e Kosovës ku ka gjobitur shoferin e veturës.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se pas denoncimeve të qytetarëve është identifikuar dhe gjobitur.

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik

Përveç angazhimeve ditore, policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik,  identifikimin dhe gjobitjen e të cilëve sot e kanë realizuar zyrtarët e stacionit policor të Podujevës.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/