Gjobitet ministri turk i Transportit, ngau makinën 224 km/orë

Ministri i Transportit në Turqi është gjobitur për tejkalim shpejtësie pasi postoi një video që e tregonte atë duke drejtuar makinën tip “Audi” me 225 km/orë në një autostradë.
Videoja ku shfaqet ministri i Transportit është e shoqëruar me muzikë popullore dhe fragmente nga një fjalim i presidentit Tayyip Erdogan që lavdëronte infrastrukturën rrugore.
Aty shfaqet edhe kilometrazhi i makinës së Uraloglu me shigjetat që “fluturojnë” dhe makinën duke kaluar të tjerat në korsinë e shpejtësisë në autostradën Ankara-Nigdi.
Policia e trafikut më vonë i komunikoi atij një gjobë prej gati 240-eurosh për shkelje të shpejtësisë, teksa e ndaloi rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit Ankara.

225 km/orë është pothuajse dyfishi i shpejtësisë së lejuar në Turqi, ndaj veprimi i Abdulkadir Uraloglut ka shkaktuar reagime të forta nga komentuesit në mediat sociale, duke e detyruar atë që edhe të kërkonte falje publike.
I përballur me reagime negative, Uraloğlu ngarkoi një foto të gjobës së policisë në platformën X, duke shkruar: “Ndjesë kombit”!
Kufiri maksimal i shpejtësisë në autostradat turke është 140 km. Vitin e kaluar, 6,351 persona u vranë në rreth 1.5 milionë aksidente trafiku, sipas shifrave zyrtare.
Ulaştırma Bakanı Abdulkadir Uraloğlu, Ankara-Niğde otoyolunda 223 km hızla gittiği anları paylaştı.
— Webtekno (@webtekno) August 25, 2025
📌 Videonun ardından Uraloğlu’na hız sınırını %50’den fazla aştığı gerekçesiyle 9.267 TL trafik cezası kesildi.pic.twitter.com/8FNxawbgEG