Gjobitet një 24-vjeçar, në Ferizaj, po bënte gara në magjistrale

Policia rajonale e komunakacionit rrugor në Ferizaj më 11.06.2024 rreth orës 01:13 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , saktësisht në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndaluar shoferin : Ç.F (M/K) i moshës 24- vjeçar, i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën e kofizimit 50 km/h.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, sipas Ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 400 euro, 4 pikë negative dhe heqje të patentëshoferit për 10 muaj.
Ndërsa, shoferi i veturës tjetër, Peugeot, me targa vendi ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin policia është në kërkim të tij.