75 Mall Live Search
16:39 / E Hënë, 05 Janar 2026 / b l

Gjobitet personi që hodhi mbeturina nga vetura në Prishtinë, policia apelon për respektim rregullash

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik.

Sipas njoftimit, pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës ka apeliar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.