08:31 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura
policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e
udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të
plotë në rrugën ‘’Enver Topalli’’ në Ferizaj.

Kjo informatë, me foto (sekuencë) është dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital
‘’Lajmëro Policinë’’ Policia, e ftoi qytetarin B.L (M/K) 46 vjeçar, në stacionin policor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.


Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon
qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet
që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë
policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro
Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-
406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.