75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / k.v

Gjobitet shoferja e cila nuk e siguroi fëmijën në veturë gjatë lëvizjes në autostradë

IndeksOnline dje ka publikuar një video, ku në një veturë duke qarkulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Gjergjicë-Prizren, është vërejtur se fëmija qëndronte prapa i shtrirë pa u siguruar.

Njësia për Kontrollin e Autostradës ka identifikuar menjëherë ngasësin e veturës, një femër, ku në bazë të ligjit për kundërvajtje në trafik i ka shqiptuar asaj gjobën prej 150 eurove dhe i është marrë patenta për 3 muaj si masë mbrojtëse.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit./IndeksOnline/