75 Mall Live Search
16:56 / E Premte, 11 Tetor 2024 / Gj. Sh

Gjokoviç i mërzitur për pensionimin e Nadal: Ishte rivali më i madh

Novak Gjokoviç është mërzitur për pensionimin e Rafael Nadal.

Tenisti serb tha se Nadal ishte rivali më i madh i tij gjatë këtyre viteve, shkruan IndeksOnline.

“Ai mbetet rivali më i madh që kam pasur ndonjëherë. Ai ka ndikuar shumë tek unë si lojtar, në zhvillimin tim, ai ka frymëzuar shumë njerëz në mbarë botën ,” tha Gjokoviç.

Nadal njoftoi të enjten se do të tërhiqet nga tenisi pas finaleve të Davis Cup në nëntor, duke i dhënë fund karrierës së tij të 22-të fituese të Grand Slam-it.

Gjokoviç është i vetmi tenist nga katërshja legjendare, që mbetet ende aktiv, pas pensionimit të Roger Federer e Rafael Nadal e Andy Murray.

Ai ka thënë se ky rivalitet do ti mungoj atij, pasi dëshiron ende të luaj.

” Unë po luaj, e dini, vazhdoni akoma… por një pjesë e imja u largua me ta, kjo është e sigurt. Epoka e katër musketierëve, si të thuash, ne të katër dhe të gjitha rivalitetet që kishim ishte e pabesueshme. Jam pak i dërrmuar, të jem i sinqertë, por, e dini, unë kam ende dëshirë për të luajtur.”, ka deklaruar Gjokoviç./IndeksOnline/