11:06 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjoksi i Dua Lipës i mbuluar vetëm nga bonbonet (Foto)

Dua Lipa po vazhdon të qëndroi në Ibiza.

Ylli kosovar, ka ditë që bashkë me familjen, të dashurin dhe miqtë e saj po kalon ditë relaksi në Spanjë.


Këngëtarja ka festuar atje ditëlindjen e 23-të, një festë e shthurur me pije, muzikë, e vallëzim.

Dua po vazhdon siç duket edhe më tej të argëtohet në javën e ditëlindjes së saj, së fundmi përmes disa imazheve ajo vjen tejet provokuese, teksa shihet që ka mbuluar gjoksin me bonbone, të dizajnuara në formë të jelekëve.


Ndryshe Dua ka postuar në llogarinë Facebook edhe një pjesë të emisionit ‘The Late Show With Stephen Colbert’, ku në lift shihet me muzikantin, Jon Batiste ku argëtojnë njerëz të ndryshëm./Indeksonline/