23:47 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / MSH

Gjon Karrica bëhet baba, mban premtimin për emrin e fëmiut

Gjon Karrica – Lugati është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka kumtuar përmes rrjeteve sociale me ç’rast ka zbuluar edhe emrin e vajzës.

Ajo do të quhet Dita, e me këtë veprim, ai e ka mbajtur premtimin e dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku edhe e mori vesh për pritjen e ëmbël të bashkëshortes.

Atëbotë, ai kishte deklaruar se nëse do bëhet baba i një djali, atij do t’ia lë emrin Arkimed për nder të Stresit, ndërsa nëse e ka vajzë, Dita në respekt të opinionistes së Big Brother VIP Kosova.