Gjoshi i PDK-së: Albin Kurti me aminin e Listës Serbe po e zgjedh Presidenten e Kosovës

Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit që po zhvillohet aktualisht në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se Albin Kurti me aminin e Listës Serbe po e zgjedh Presidenten e Republikës së Kosovës.
“Adem Hoxha, që gjithmonë ka qenë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe. Qe faktet ku i keni për Grupin Parlamentar të Listës Serbe në tri legjislatura. Të gjithë duhet të bëhemi kundër një Presidente që zgjedhet me aminin e Beogradit”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në Facebook./IndeksOnline/