75 Mall Live Search
15:15 / E Premte, 02 Shtator 2022 / k.v

Gjoshi i PDK-së i reagon Hoxhës së VV-së: Mos na tesh me patriotizëm virtual

Deklaratës se profesorit të filozofisë politike, Elvis Hoxha i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka thënë se greva e mësuesve në Kosovë, “ka për shef anëtarin e partisë serbe”, i ka reaguar anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi.

Gjoshi ka thënë se grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herë nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet.

“Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin”, ka thënë ai.

Statusi i Gjoshit:

Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?
Jo Elvis, grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herë nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet. Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin.
Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ten. Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash.
Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si “keshilltarë” fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky “patriot” i pasluftës.