Gjoshi: Mungesa e Thaçit e Veselit po vërehet, Kurti e Osmani po realizojnë skenarin e Serbisë për dështim të shtetit
Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi të bërë në FB, ndër të tjera ka thënë se mungesa e Thaçit e Veselit po vërehet si kurrë më parë, e në mungesë të tyre po rrezikohet shteti.
I njëjti ka kritikuar edhe Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, për të cilët thotë se po realizojnë me apo pa vetëdije skenarin e Serbisë për dështimin e shtetit të Kosovës.
Ky është postimi i plotë i tij:
1.
Mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po vërehet si kurrë më parë.
2.
Në mungesë të tyre po rrezikohet stabiliteti i shtetit. Mbane mend, nuk mund ta bëjmë për herë të dytë shtetin.
3.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po realizojnë me apo pa vetëdije skenarin e Serbisë për dështimin e shtetit të Kosovës.
4.
Ndaluni, shikoni dhe mendoni se çka po i bëjnë këtij vendi, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Po duan ta çmendin, ta shkatërrojnë, ta asgjësojnë.
5.
Kurtin dhe Osmanin më së miri do t’i pëshkruante Agolli:
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd