10:50 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjuajnë në shenjë me armë, plagoset një person

Policia raporton se në Mitrovicë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Sipas policisë katër të dyshuar derisa ishin duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë, një plumb duke u goditur në guri është rikthyer me ç’rast ka goditur njërin pre tyre duke i shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa arma (pushkë ajrore me 250 copë fishekë –diabolla) është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.