75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 04 Maj 2023 / AR

Gjuajte me armë në një diskotekë në Prishtinë, ka të plagosur

Mbrëmë pas mesnate ka pasur të shtëna me armë zjarri në një diskotekë (emër i njohur për redaksinë) në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se si pasojë e gjuajtjeve është plagosur një person.

I plagosuri është dërguar në Emergjencë, thonë burimet.

Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

Ndërkaq Indeksonline është në pritje të përgjigjes së Policisë për të mësuar më shumë detaje.