09:51 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / LB

Gjuajti kunatën me një enë qelqi, arrestohet vitiasi

Një burrë është arrestuar në Viti pasi ka gjuajtur me një enë qelqi kuantën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka gjuajtur me një enë qelqi viktimën femër  kosovare –kunatën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.