Gjuajti me armë në aheng, policia arreston një 24-vjeçar në Shtime

Policia në Shtime, sot rreth orës 13:00, ka pranuar një informacion se në fshatin Carralevë të Shtimes, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.
Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin D.B, 24 vjeçar, tek i cili është gjetur arma me të cilat dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma (pistoletë)” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”./Indeksonline/
