75 Mall Live Search
09:57 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / k.v

Gjuajti me armë në ajër, policia i shkon në shtëpi pas një jave

Është arrestuar një person në Sopijë të Suharekës nën dyshimin se i njëjti me 28 nëntor të këtij viti kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: një gjysmë automatike, një pistoletë, 118 copë fishekë dhe 25 copë fishekë të kalibrit tjetër.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/