75 Mall Live Search
09:03 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / MSH

Gjuajti me armë në Bjeshkë të Strellcit, Policia arreston një të dyshuar

Një i dyshuar ka përfunduar në pranga pasi kishte shtënë me armë në Bjeshkë të Strellcit ne Deçan.

Sipas policisë, dyshohet se më datë 8 korrik, rreth orës 16:20, i dyshuari ka shtënë me armë të zjarrit dhe ngjarja është incizuar.

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.