Gjuajti me armë, policia arreston një të dyshuar në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Gjonaj të Prizrenit.
Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin( S.L., viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), dhe ka konfiskuar një pistoletë e llojit BLOW TR 17.
“Me datën 13.09.2024 Stacioni Policor ne Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari, sipas policisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 13.09.2024 Stacioni Policor ne Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet S.L. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit BLOW TR 17 .
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
