75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Gjuajti me armë zjarri më 1 janar në oborrin e tij, policia ia konfiskojnë armën e shumë fishekë mërgimtarit

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Deçan, ёshtё informuar se njё qytetar nё fshatin Prekolluk-Deçan, me datё 01.01.2021, ka postuar njё incizim ne rrjetet sociale duke shtёnё ne ajёr me dy (2) pistoleta.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanё identifikuar tё dyshuarin i cili dyshohet se me datën 01.01.2021 rreth orës 00:05 kishte shtёnё ne ajër me dy pistoleta nё oborrin e tij dhe se këtë veprime kishte incizuar dhe postuar nё rrjete sociale.

Sipas njoftimit të Policisë, me datën 14.01.2021, nё fshatin Prekolluk-Deçan, hetuesit kanё kryer një kontroll ne shtëpinë e tё dyshuarit:

SH. H. lindur me 1986

Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar:

një (1) Pistoletё XDM-9,

dy (2) karikator i sё njejtёs armё dhe

njëzet e dy (22) fishekё cal. 9x 19 mm

një (1) Pistoletё Ekol me gas

njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe

tetё (8) fishekё

I dyshuari nuk ёshtё arrestuar pasi qё i njejti gjindet jashtё shtetit, nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” dhe “mbajtje ne pronësi ose kontroll posedim te pa autorizuar te armës”.