Gjuajti me fishekzjarrë në oborrin e komshiut, arrestohet
Një person në fashtin Kabash të komunës së Vitisë është arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Sipas raportit të Policisë ai ka shqetësuar komshiun duke hedhur fishekzjarrë.
“Fshati Kabash, Viti 18.12.2019-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shqetësuar familjarët e ankuesit mashkull K-Shqiptar duke hedhur fishekzjarrë në oborrin e ankuesit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Indeksonline/