10:05 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjuajtja e lirë është bërë si penallti për Messin, shikoni statistikat dhe binduni

Lionel Messi është shëndrruar në ekzekutuesin e gjuajtjeve më të lira më të frikshëm në botë. Ylli i Barcelonës ka evoluar shumë në këtë aspekt në dy vitet e fundit.

Deri më tani, Leo ka shënuar katër gola nga gjuajtjet e lira në këtë sezon, më shumë se secili futbollist tjetër në ligat evropiane.

Madje Messi në goditjet e tij këtë edicion ka goditur katër herë edhe shtyllën. Se efikasiteti i tij ka arritur kulmin në dy edicionet e fundit, tregojnë edhe shifrat.

Që nga viti 2008 kur Messi filloi kohë pas kohe të merrte përgjegjësinë e goditjeve të gjuajtjeve të lira, shihet se shkalla e efikasitetit është më pozitive në dy edicionet e fundit.

Mesatarja e golave nga gjuajtja e lirë në gjashtë edicionet e fundit për Messi ka qenë nga tre gola për sezon nga gjuajtja e lirë.

Por, në edicionin e kaluar Leo ka shënuar plot 7 gola nga ky pozicion, gjersa deri më tani në gjysëm të sezonit ka shënuar plot 4 herë./Indeksonline/