18:13 / E Martë, 16 Prill 2024 / k.v

Gjuajtja me armë afër Graçanicës, sherri nisi para dy dite të lagjja ‘Marigona’

IndeksOnline ka raportuar sot se rreth orës 15:00 janë dëgjuar të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

Në këtë sherr janë përfshirë dy grupe ku njëri nga familjarët e grupit të njohur të ‘Currit’ ka thënë se të njëjtit persona që i kanë sulmuar para dy dite te lagjja ‘Marigona’, i sulmuan edhe sot në rrugën Llapnasellë -Graqanicë.

Në stacion policor janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit./IndeksOnline/